×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Nuk ju lejojmë të përkrahni homoseksualët”! E ndalojnë me ligj, organizatorët e Botërorit

    Insajderi
    15 April 2022 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizatorët e Kupës së Botës në Katar që do të luhet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor, kanë bërë të qartë edhe një herë se pjesëtarët e LGBT nuk do të lejohen të nxjerrin në pah tiparet e tyre gjatë Kupës së Botës.

    Ligjet e Katarit janë të rrepta për të ndëshkuar këdo që thekson homoseksualitetin. Dënimet me bu.rg janë të rënda dhe kushdo që tenton të tregojë diçka të tillë gjatë Kupës së Botës do të ndëshkohet rëndë. Shefi i Sigurisë në Kupën e Botës, Abdullah Al Nasari, ka bërë të qartë se Katari nuk do të ndryshojë besimet e tij fetare për 28 ditë.

    “Nëse doni të vini në pah popullatën LGBT, bëjeni në një shoqëri ku do të pranohet. Mos ejani dhe shani të gjithë shoqërinë. Ne nuk do ta ndryshojmë besimin tonë për 28 ditë”, tha Abdullah Al Nasari, duke shtuar:

    Nëse një tifoz ngre flamurin LGBT në stadium, ai do të hiqet, por jo për ta ofenduar, por për ta mbrojtur. Nëse nuk e bëjmë, dikush mund ta sulm.ojë atë. Nëse tashmë keni blerë një biletë, keni ardhur në ndeshje, jo për të shprehur pikëpamjet tuaja”, tha Nasari. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark