×
Show

Nuk ka asnjë akuzë ndaj Brad Pitt pas hetimeve të FBI

Insajderi
23 November 2016 - 20:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktori i Hollivudit, Brad Pitt, nuk do të akuzohet për asnjë krim pas hetimeve të FBI mbi akuzat për dhunë ndaj një prej fëmijëve të tij.

Fituesi i çmimit Oscar ishte akuzuar nga djali i tij i adoptuar Maddox, 15 vjeç se e kishte dhunuar gjatë një udhëtimi me avion nga Franca në Los Angeles.

Angelina Jolie kërkoi divorcin menjëherë pas këtij denoncimi dhe tashmë po lufton për të marrë kujdestarinë e 6 fëmijëve të tyre.

Punonjësit socialë, të cilët hetuan të njëjtën kërkesë, e nxorën të pastër nga akuzat Pitt dy javë më parë.

“Në përgjigje të akuzave të bëra ndaj Brad Pitt nga fëmija e tij, FBI ka shqyrtuar të gjitha rrethanat dhe nuk do të ndjekë një hetim të mëtejshëm ndaj tij”, bën me dije FBI.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark