×
  • Sport
  • Sport

    “Nuk ka festë me shqiponjë” | Zvicra “iu pret krahët” Xhakës dhe Shaqirit në Botërorin e Katarit

    Insajderi
    24 September 2022 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ashtu si katër vite më parë, Zvicra do të luajë ndaj Serbisë në Kupën e Botës Katar 2022. Mirëpo ajo që ndodhi në Rusi do jetë thuajse e pamundur të ndodhi në Katar. Kjo pasi drejtori i kombëtares së Zvicrës i ka porositur shqiptarët në ekip që mos bëjnë gjestin e shqiponjës. Menjëherë pas shortit të grupeve, drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami shprehu dëshirën që përballja mes Zvicrës dhe Serbisë të jetë “vetëm futboll”.

    Siç raporton “Blick”, në maj të këtij viti ka pasur një takim mes presidentit të Federatës së Zvicrës, Dominique Blanc dhe sekretarit të përgjithshëm Robert Breiter dhe homologëve të tyre në Federatën e Futbollit të Serbisë. Palët ranë dakord që në fokus të jetë futbolli dhe jo politika. Megjithatë: Mbetet për t’u parë nëse lojtarët, tifozët dhe politikanët do t’i qëndrojnë kësaj marrëveshjeje.

    Në mënyrë të veçantë, katër vite më parë, Xherdan Shaqiri së bashku me Granit Xhakën u ofenduan vazhdimisht nga tifozët serbë në Rusi. Kjo shkaktoi që dy lojtarët pak para përfundimit të takimit festuan duke bërë me duar simbolin e shqiponjës

    Tami thekson pak më shumë se dy muaj para ndeshjes: “Nuk duam të bëjmë më të njëjtat gabime. Ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe asgjë tjetër. Ne nuk duam të dërgojmë asnjë mesazh politik apo fetar, por duam të përfaqësojmë vlerat tona. Njëra prej tyre është respekti. Ne tregojmë respekt për opinionet e tjera. Për mua do të ishte gabim nëse do të provokonim dikë me një gjest, pavarësisht lojës,”- tha drejtori i kombëtares, Pierluigi Tami.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark