×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Nuk ka fitues në “Maksimir”, Shkupi dhe Dinamo Zagreb ndahen në barazim

    Insajderi
    19 July 2022 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkupi ia ka dalë që të marrë një barazim ndaj Dinamo Zagreb në “Maksimir”, me sfidën që është mbyllur 2-2. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e dytë të Champions League.

    Një pjesë e parë e mirë e zhvilluar nga Shkupi, të cilët arritën të kalonin heshtnin “Maksimirin”, pasi do të gjenin dhe golin e avantazhit ndaj vendasve. Në minutën e 25-të një asist fantastik i Alvarez që finalizohet siç duhet nga Queven da Silva. Festë në kampion e ekipit shqiptarë.

    Përsëri Shkupi do të shfaqej rrezikshën në portën e vendasve, por por Adetunji nuk përfiton nga një krosim i ardhur nga krahu i djathtë.

    Pas 20 minutash do të vinte dhe goli i barazimit, ku shqiptari Arijan Ademi do të realizonte me kokë përfituar edhe nga pasiguria e portierit Naumovski, me pjesën e parë që u mbyll 1-1.

    Në fraksionin e dytë skuadrat do të tregoheshin më të kujdesshme ndaj njëra-tjetrës, teksa derin në minutën e 86-të nuk kishte gola të tjerë.

    Do të ishin vendasit të parët që do të shënonin për 2-1, me Petkovic që ndëshkon skuadrën shqiptare.

    Shkupi nuk vonon dhe barazon shifrat vetëm 3 minuta më pas me Cephas për 2-2, me skuadrën shqiptare që merr një barazim të rëndësishëm në transfertë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark