Në stadiumin “18 qershori” të Klinës u zhvilluan edhe 30 minutat e vazhdimeve të ndeshjes së barazhit mes Lirisë dhe Vushtrrisë, që nuk sollën fitues.
Fituesi tani do të përcaktohet nga penalltitë, shkruan Insajderi.
Liridon Fetahu me golin nga penalltia i dha epërsinë skuadrës prizrenase, duke udhëhequr me rezultat 1-0 pas 45 minutave të para.
Rastin e parë në ndeshje e pati Altin Aliu duke shënuar gol për Lirinë, por goli tij u anulua pas rishikimit të VAR.
Kurse, Vushtrria rezultatin e barazoi Labinot Osmani në minutën e 51’-të, i cili realizoi nga penalltia.
Me rezultatin 1-1, takimi shkon në vazhdime, ku në 30 minutat e radhës pritet të përcaktohet fituesi.
Fituesi i kësaj ndeshjeje, do të përballet kundër vendit të tetë në Superligën e Kosovës.
/Insajderi.org