×
  • Sport
  • Sport

    “Nuk ka përfunduar ende asgjë”/ Trajneri i Vushtrrisë nuk dorëzohet pavarësisht humbjes si vendas ndaj Prishtinës

    Insajderi
    05 April 2023 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Vushtrrisë, Rizvan Jetullahu ka insistuar se ekipi i tij nuk është dorëzuar edhe pse pësoi humbje në shtëpi nga Prishtina.

    Vushtrria pësoi me rezultatin 2:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Dueli i kthimit mes këtyre ekipeve, do të zhvillohet në Prishtinë më 19 prill.

    “Përgëzoj lojtarët për lojën e treguar dhe angazhimin në fushë. Jam i kënaqur me atë që tregoi ekipi, por kur gabon përball një kundërshtari si Prishtina, atëherë sigurisht se ndëshkohesh. Nuk ka përfunduar ende asgjë, pasi e kemi ndeshjen e kthimit. Nuk do të dorëzohemi dhe do të përpiqemi të bëjmë lojë të mirë”, është shprehur Jetullahu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark