Insajderi
Lajme

Nuk ka viktima – Policia e konfirmon se një vajzë u dërgua në QKUK

Insajderi
18 January 2024 - 13:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nuk ka viktima – Policia e konfirmon se një vajzë u dërgua në QKUK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka konfirmuar se një vajzë është lënduar si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e objektit të Komunës së Prishtinës në Arbëri.

E lënduara është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për Insajderin se nuk ka viktima.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit”  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër,  e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark