Në seancën ku po diskutohet për pjektligjin për buxhetin 2023, është kundërshtuar me votë një propozim i deputetit Driton Hyseni që për rrugën maxhistrale Podujevë-Prishtinë të ndahen 6 milionë euro.
Pas kësaj ka reagur shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke thënë se buxheti është diskriminues dhe se qeveria nuk e ka me interes përfundimin e kësaj rruge, përcjell Insajderi.
“Pas një projektimi jo serioz buxhetor të zgjerimit të magjistrales Podujevë-Prishtinë, me vetëm 6 milion, në Kuvend, një amandament i propozuar nga deputeti Driton Hyseni që së paku do të mundësonte përparim, e do ti eleminonte rreziqet nuk kaloi”.
“Tashmë, janë bërë dy vite arsyetime pa asnjë lëvizje, po shihet se përkundër vullnetit e votimit për timen dhe grupit të AAK-së, qeveria dhe shumina nuk ka asnjë interesim që kjo rrugë të përfundojë”, tha Tahiri.
Sipas tij, deri tash krejt arsyetimet kanë qenë të pa baza, ndërkaq premtimet gënjeshtra.
“Ajo rrugë edhe gjatë do të mbetet plotë vdekje, bllokadë për zhvillim, e shtytëse për emigrim”, tha më tej ai. /Gazeta Insajderi