Insajderi
Botë

Nuk kanë fund incidentet për Joe Biden, pas rrëzimit, përplas kokën në helikopter

Insajderi
03 June 2023 - 12:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nuk kanë fund incidentet për Joe Biden, pas rrëzimit, përplas kokën në helikopter
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Incidentet nuk kanë fund për presidentin amerikan Joe Biden dhe pasi u rrëzua pas një fjalimi në Akademinë e Forcave Ajrore të enjten, tashmë ka ndodhur i radhës.

Lideri amerikan goditi kokën teksa dilte nga helikopteri Marine One që po e transportonte.

Ndërkohë, duke folur nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, ai përshëndeti kompromisin midis demokratëve dhe republikanëve në Kongres dhe miratimin e një projektligji që pezullon kufirin e borxhit deri në vitin 2025.

Marrëveshja u miratua me shumicë dërrmuese të mërkurën nga Dhoma e Përfaqësuesve (314-117) dhe të enjten nga Senati (63-36)


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark