×
  • Sport
  • Sport

    Nuk kanë të ndalur skandalet në FFK/ 150 mijë euro transferohen në llogarinë SC Gjilanit

    Insajderi
    25 January 2023 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk kanë të ndalur skandalet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në krye me kryetarin e saj, Agim Ademi. Siç duket ky i fundit ka filluar të hyjë në panik dy ditë para Kuvendit të Jashtëzakonshëm që do të mbahet për ndryshimin e Statutit të FFK’së, i cili më së shumti i përshtatet atij dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

    Gazeta Metro përmes burime të saj ka mësuar se më datën 10 janar FFK ia ka transferuar 150 mijë euro klubit të Superligës, Gjilani.

    Siç thuhet transferimi i të hollave është bërë në katër rata. Rata e parë (75 mijë euro), rata e dytë (40 mijë euro), rata e tretë (20 mijë euro) dhe rata e katërt (15 mijë euro).

    Të gjitha pagesat janë kryer më datën 10 janar dhe alokimi i këtyre mjeteve nuk ka kurrfarë përshkrimi.

    Por, burime të Gazeta Metro brenda FFK’së tregojnë se kjo duket të jetë mobilizim i kryetarit Agim Ademi, për blerje të përkrahjes si pasojë e kundërshtimeve që kanë rrjedhur me (mos) licencimin e FFK’së nga Ministria e Sportit dhe frika e Ademit për inicim të shkarkimit të tij.

    Këto pohime të Gazeta Metro mund t’i vërtetoj edhe Prokuroria nëse fillojnë hetimet rreth kësaj çështje.

    Në anën tjetër, përveç Draft Statutit që është konsideruar ‘skandaloz’ që FFK’ja pret të miratohet të premten, ngjarje që ka shkaktuar bujë të madhe kohëve të fundit ka qenë edhe (mos) licencimi i saj nga Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive.

    Nga një moslicencim i mundshëm i FFK’së siç dihet më së shumti penalizohen klubet të cilat pastaj nuk mund të përfitojnë nga Ligji i Sponsorizimit.

    Komisioni kishte vlerësuar se lista e kushteve që nuk i ka plotësuar FFK’ja është shumë e gjatë, ku ndër të tjera mungojnë edhe dëshmitë gjyqësore që i kërkojnë ata.

    Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme Gazeta Insajderi raportoi se një seri bonusesh të majme janë shpërndarë për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK’së.

    Sipas asaj që është raportuar këto transaksione po i heton edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    Në këtë denoncim, janë dhënë të gjitha detajet e transaksioneve në vlera dhjetëra-mijëra euro që janë shpërndarë tek anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, pagesa në emër të bonueseve që kalojnë në pagesat e rregullat që këta punonjës të FFK’së marrin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark