Insajderi
Lajme

“NUK KEMI NEVOJË që Clark ose Rubin të na tregojë se kush është Ramush Haradinaj”- Burim Ramadani “elektrizon” Suharekën

Insajderi
23 December 2025 - 21:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“NUK KEMI NEVOJË që Clark ose Rubin të na tregojë se kush është Ramush Haradinaj”- Burim Ramadani “elektrizon” Suharekën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Burim Ramadani, i cili në listën zgjedhore mban numrin 11, ka përcjellë mesazhe të fuqishme uniteti gjatë një tubimi në Suharekë. Ramadani i ka cilësuar këto zgjedhje si përcaktuese për fatin e Kosovës në dhjetëvjeçarin e ardhshëm.

Ramadani ka goditur tentativat për përçarje të popullit dhe ka bërë thirrje për mbrojtjen e vlerave themeltare të shtetësisë.

“Mos e lejoni të përçahet populli. Suhareka ka qenë vatër e të dyja këtyre vlerave. Suhareka e ka dhënë provimin se përçarja nuk pranohet, nuk ka sukses. U investua jashtëzakonisht shumë për të na poshtëruar vlerat kryesore të popullit tonë. Vlerat tona nuk janë as në shitje, as nuk përulen. Lëvizja Paqësore dhe Lufta e UÇK-së nuk përulen kurrë, nuk damkosen kurrë”, ka deklaruar ai.

Kandidati me numrin 11 ka adresuar kritika të ashpra ndaj mentalitetit qeverisës, duke kërkuar një ndryshim rrënjësor.

“Është domosdoshmëri ta largojmë këtë mentalitet të pushtetarëve që veç zi e terr flasin, asgjë nuk punojnë e asgjë nuk krijojnë, veç mallkojnë!”, u shpreh Ramadani.

Më tej, ai ka thënë se s’ka nevojë as Wesley Clark e as James Rubin të na tregojë se kush është Ramush Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark