Insajderi
Lajme

“Nuk kisha dijeni që Elvisi do vriste gjyqtarin”, Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit

Insajderi
11 November 2025 - 13:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nuk kisha dijeni që Elvisi do vriste gjyqtarin”, Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për dalë nga paraburgimi.

Me argumentin se nuk është autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë.

Gjon Shkambi pretendon se nuk la pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që zbrazi armën ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.

Nipi 30-vjeçar, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e kishte apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Ditën e djeshme, Shkambi ndau një letër nga qelia ku shprehte pendesë për krimin, ndërsa rrëfente kalvarin që ka kaluar në polici, prokurori e gjykata për të marrë pronën që pretendonte se e kishte të trashëguar.tch


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark