Xavi Hernández nuk do të mund të udhëtojë me skuadrën e Barcelonës për në Miami.
Klubi katalanas ka raportuar, se trajneri do të bashkohet në ditët në vijim për shkak të “disa problemeve administrative me pasaportën” dhe do të udhëtojë për në SHBA sa më shpejt të jetë e mundur.
Gjatë kohës si lojtar i Al Sadd-it, Xavi vizitoi Iranin tri herë, në fakt ndeshjen e fundit të karrierës së tij si lojtar e luajti në Teheran. Dhe të qenit në Iran kërkon leje speciale për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Në parim, gjithçka ishte në rregull, por pasditen e së premtes zbuluan se ai nuk kishte kaluar ESTA-n, lejen e kërkuar të udhëtimit.
Në mes të fundjavës ata nuk mund ta zgjidhin çështjen dhe do të duhet të presin deri të hënën. Problemi prek vetëm Xavi dhe jo pjesëtarët e tjerë të ‘stafit’ të tij, sepse ndeshjet e Al Sadd në Iran ishin në kohën e tij si lojtar dhe jo si trajner, ndaj është i vetmi që ka udhëtuar në Teheran.