×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Nuk me la të futem në shtrat”- Insajderi sjell detaje ekskluzive se si ndodhi vrasja e Gjyljeta Ukellit nga bashkëshorti i saj në Pejë

    Insajderi
    03 December 2024 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
    Shkruan: - Mira Avdimetaj

    43-vjeçarja, Gjyljeta Ukella u vra me një plumb në kokë mëngjesin e 16 prillit nga bashkëshorti i saj Edmond Lajqi i cili ndodhet në burg. Ndaj tij, është ngritur aktakuzë për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Gazeta Insajderi ka arritur të siguroj aktakuzën e plotë në të cilën janë dhënë edhe shkaqet e kësaj vrasje të tmerrshme. I pandehur, Edmond Lajqi ka deklaruar se e ka vrarë gruan e tij në orën 8 të mëngjesit pasi ajo nuk e la ‘të futej në shtarat’. Por, ky nuk ishte i vetmi shkak. Problemet martesore mes çiftit kishin filluar kohë më parë. Insajderi sjell detaje nga aktakuza.

    Gazeta Insajderi

    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Edmond Lajqit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukelli më 16 prill të këtij viti në Pejë.

    Sipas dosjes së prokurorisë, qifti nga Peja kishin kriza të thella në martesë. Nga deklarata e dorasit kuptohet se ai ishte i pakënaqur nga mënyra se si ishte trajtuar nga viktima ( bashkëshortja e tij) dhe nga familja e saj.

    Sipas tij, kjo e ka bërë të ndihet keq për shkak edhe gjendjes depresive që ndodhej viteve të fundit për shkak të vdekjes së babait të tij.

    Lajqi, sipas dosjes, në ditën kritike nuk kishte fjetur në banesën e tij por kishte qenë në spital me nënën, e cila ishte duke u trajtuar.

    Sipas dosjes, i pandehur rreth orës 8:00 të mëngjesit të datës 16 prill kishte shkuar në banese. Derën e banesës ia kishte hapur djali i tyre i mitur. Ai ka deklaruar se kur ka mbërritur në banese e ka gjetur gruan e tij në shtrat duke fjetur. Ai tregon se është refuzuar  nga bashkëshortja e cila sipas tij, e ka injoru dhe fyer. Pas kësaj, ai deklaron se ka gjuajt me armë zjarri në drejtim të saj, e cila si pasojë e plagës ka vdekur në vendin e ngjarjes.

    …në mëngjese me taksi kam shku te shtëpia, dhe djali i vogël ma ka qel derën, dhe viktima njëherë ka qenë në gjumë në dhomën e fjetjes, dhe kur jam shku unë me u shtre pak me pushu më tha mos u shtrej në kauq timin, qeshtu ka fillu me fyerje dhe injorancë dhe masandej krejt saktë s’muj me spjegu. Në pyetje të prokurores se në polici ke deklaru e ki privu bashkëshorten me armë a të kujtohet ai moment si e ki privu? I pandehuri deklaron se po ashtu është, në momentin kur unë e kam privuar nga jeta bashkëshorten time ajo ka qenë në sallon, dhe s’më kujtohet masandej çfarë ka ndodhë”, ka deklaruar Lajqi në prokurori, dosjen të cilën e siguruar nga Insajderi.

    Cili ishte motivi i vrasjes?

    Gjithmonë sipas dosjes së prokurorisë e cila bazohet në dëshminë e dorasit dhe familjarëve, thuhet se çifti kishin pasur probleme bashkëshortore për një kohë të gjatë. Sipas bisedave mes qiftit që ka siguruar prokuroria thuhet se viktima i ishte drejtuar dorasit me fjalët “skizofren” dhe “martesa jon finite”.

    I pandehuri Edmond dhe viktima Gjyljeta kishin pasur probleme bashkëshortore për një kohë të gjatë. Nga raporti i ekspertimit të telefonit, janë gjetur disa mesazhe në mes të viktimës Gjyljeta Ukella dhe bashkëshortit të saj të pandehurit Edmond Lajçi, ku ndër të tjera i pandehuri Edmond i është drejtuar viktimës me fjalët,,vetëm qkapu pi familjareve te mi ,non, Gëzim, motër, Ajshe, Rexhep, krejt farefis temin”, kurse viktima i është drejtuar me fjalë si:,,shizofren”, e po ashtu ndër të tjera e njëjta i kishte thënë se martesa jon finite”, si dhe komunikime të tjera të cilat gjenden në Cd”, thuhet në raport.

    Ndërsa i pandehuri, Edmond Lajqi ka deklaruar se një ditë para vrasjes ishte sulmuar fizikisht nga gruaja e tij dhe ishte ofenduar me fjalët “ti je njeri i ulet, je një dështakë”. Madje ai përmend edhe dyshimet për tradhti nga bashkëshortja e tij.

    I pandehuri deklaron se ditën kritike jo por një ditë më parë, më ka sulmuar fizikisht tani e ndjera Gjyljeta, dhe më ka fyer me fjalët,, ti je njeri i ulet, je një dështakë” dhe më pas më ka sulmuar fizikisht ku gjersa unë kam qenë i shtrirë në krevat ajo mi ka vendosur duart në fyt dhe pastaj kur kam fillu me i hap do tema që kishin të bëjnë se me kënd po del, viktima pastaj më thoshte me frajer, ti je njeri i sëmurë, ajo çdo herë ka fol me fjalët e tjerëve. Rastin nuk e lajmërova atë natë në polici dhe nuk e di as vet pse nuk e raportova, pasi që jam fjalos me viktimën shkova tek nëna në Spital, e cila ka qenë duke u trajtu nga Kanceri, atë natë unë kam flejt në Spital. Në ora 11:07 min i pandehuri kërkon qe te konsultohet me mbrojtësen. Prokuroria e lejon. Në pyetje të prokurores se çfarë ka ndodhë pastaj? I pandehuri deklaron se atë natë mandej skam qenë mirë psiqikisht dhe i kam kërkua 2 diazepama prej motrave dhe i kam pirë”, thuhet në aktakuzë.

    Fyerje e presion nga familjarët e viktimës

    Edmond Lajqi ka deklaruar se viteve të fundit ka pasur edhe ofendime e fyerje nga familjarët e gruas së tij. Sipas tij, këto situata e kanë bërë të ndihet keq dhe i ofenduar.

    “I pandehuri deklaron se deri diku e kanë ditë sepse kemi pas kriza financiare dhe, pas sulmit që ma bonen familjarët e Gjyljetës që ma kanë bërë para banesës 30 perqind të organizmit tim është funksional. Në pyetje te prokurores se a ke paraqit rastin në polici që ata po të maltretojnë? I pandehuri deklaron se për familjaret e te ndjerës nuk kam raportua por për të ndjerën e kam raportuar njëherë sepse viktima ma ka fyer familjen dajën tim e unë nuk jam se po i tillë, dhe se e ndjera më ka sulmuar fizikisht dhe rasti ka qenë i raportuar në polici”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark