×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Nuk mjaftuan 95 minuta, takimi Liria – Vushtrria shkon në vazhdime

    Insajderi
    21 May 2022 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në stadiumin “18 qershori” të Klinës po zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll mes Lirisë dhe Vushtrrisë, shkruan Insajderi.

    Liridon Fetahu me golin nga penalltia i dha epërsinë skuadrës prizrenase, duke udhëhequr me rezultat 1-0 pas 45 minutave të para.

    Rastin e parë në ndeshje e pati Altin Aliu duke shënuar gol për Lirinë, por goli tij u anulua pas rishikimit të VAR.

    Kurse, Vushtrria rezultatin e barazoi Labinot Osmani në minutën e 51’-të, i cili realizoi nga penalltia.

    Me rezultatin 1-1, takimi shkon në vazhdime, ku në 30 minutat e radhës pritet të përcaktohet fituesi. Nëse nuk mjaftojnë as 30 minuta, fituesi përcaktohet me penallti.

    Fituesi i kësaj ndeshjeje, do të përballet kundër vendit të tetë në Superligën e Kosovës.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark