×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nuk mund të pretendojmë se s’ekziston Kosova”- flet kryediplomati spanjoll pas njohjes së pasaportave kosovare

    Insajderi
    15 January 2024 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryediplomati spanjoll, Jose Manuel Albare, ka folur lidhur me njohjen e pasaportave të Kosovës nga ana e shtetit të tij.

    Albare, në një intervistë për mediumin spanjoll ‘el Periodico de Espana” ka thënë se kjo s’do të thotë se do të ketë njohje të Kosovës, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Prandaj, filluam të pranojmë pasaportat kosovare. Edhe pse kjo nuk nënkupton, siç tregojnë këshillat juridike spanjolle dhe të të gjitha shteteve që nuk e njohin Bashkimin Evropian, dhe e them edhe një herë, asnjë njohje të Kosovës apo sovranitetit të saj. Ne jemi pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e njohim Kosovën dhe të pestat i pranojmë pasaportat e tyre”, deklaron ai.

    Ai tutje ka thënë se Spanja s’do të bëhet pengesë për dialogun Kosovë-Serbi.

    “Por e kam thënë shumë herë dhe e them sërish këtu sot, se Spanja nuk do të jetë kurrë pengesë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. As për afrimin mes Prishtinës dhe Bashkimit Evropian. Sepse ai territor i Kosovës është brenda Ballkanit Perëndimor, dhe shkon në samitet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor”, ka vijuar më tej Albare.

    Më tej, ai ka thënë se Spanja s’mund të pretendojë se s’ekziston Kosova. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark