“Drama” mes Teas, Andit dhe Beartit si dhe produksionit të “Përputhen” nuk ka të mbaruar.
Mëngjesin e sotëm, Tea Trifoni, e cila ka ‘trazuar’ rrjetin me veprimin e fundit, ka reaguar përsëri.
Me anë të një videoje të publikuar në YouTube, ish-konkurrentja akuzon autoren e programit “Përputhen”, Olsa Muhameti, se i ka detyruar të vazhdojnë emisionin, ani pse kishin shprehur dëshirën të largohen.
“Boll vazhdove me mashtrime e manipulove situatën siç deshe ti siç bën gjithmonë. Boll më zhyte në humnera akoma më tepër seç më ke zhytur. Veç shpirti im e di se çka po heq por s’ka gjë. Ti më duket se e paske kujtesën pak të shkurtër Olsa, por s’ka problem sepse t’i kujtoj unë ca gjëra. Ti i dije të gjitha, unë kam kërkuar që të dal që në dhjetor, por ti mi nxore mua 100 justifikime”, deklaroi ndër të tjera ajo.
Tea madje tha se edhe Vitin e Ri e ka festuar në Kosovë bashkë me familjen e Beartit, kurse thotë se nuk kanë përfituar asgjë dhe se ata që përfituan janë vetëm produksionit.
Pas kësaj deklarate ka reaguar autorja e “Përputhen”, e cila vendosi që të ndajë me ndjekësit një thënie dhe të mos thotë më shumë fjalë për akuzat.
“Nuk mund ta ndryshosh mënyrën si njerëzit të trajtojnë, apo se çfarë thonë për ty. Gjithçka që mund të bësh është të ndryshosh mënyrën si reagon ndaj tyre”, thuhet në postimin e Olsës.