Futbollisti Ermal Krasniqi nuk ka të ndalur. Lojtari kosovar ka lënë edhe sot gjurmët e tij në duelin Cluj – Arges, në kuadër të Superligës së Rumanisë.
Krasniqi është inkuadruar në lojë në minutën e 76-të, e ku në kohën shtesë ka vulosur fitoren e skuadrës së tij me një gol, për rezultatin final 3:1.
GOLI:
Ishte ky goli i dytë i Krasniqit në fanellën e skuadrës Cluj, ku është transferuar në janar të këtij viti.