×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nuk u frikësohem uzurpatorëve” – reagon ministri Peci, publikon vendimin për pronën tek “Ulpiana”

    Insajderi
    24 August 2023 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka polemizuar me Fehmi Gecin, drejtorin e Institutit Bujqësor të Kosovës, për pronën tek lagja” Ulpiana” në Prishtinë, për të cilën ministri Peci po thotë se është pronë shtetërore.

    Peci, me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka publikuar edhe vendimin, duke iu dhënë afat tetë-ditor për lirimin e pronës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “I gjithë oborri i pronës së IBK-së është ndërtim i vrazhdë betoni i shëndrruar në depo, ndërsa vazhdon euforia e kërcënimit me padi të Ministrit!”, ka deklaruar ai.

    Peci e ka akuzuar Gecin, duke e quajtur “kumbarë të tjetërsimit” dhe bashkëpunim me ish-punonjësit serbë.

    “Për koinçidencë edhe kumbara i tjetërsimit të pronave Fehmi Geci, përmes ish-punonjësve serb të IBK-së vazhdon ta përsërisë të njejtën frazë.  Ka patur dhe deputet që më kanë paditur, por askush në Kosovë nuk mund të flasë për një shkelje ligjore e hiç se hiç për keqpërdorim apo keqmenaxhim të një centi të taksapaguesve”, ka deklaruar ndër të tjera Peci.

    Pronari i objektit banesor në “Ulpianë”, Yll Bogaj, ka reaguar më herët pas një videoje të shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje në të cilën ishte protagonist Peci, pranë objektit në fjalë. Bogaj ka thënë se prona është blerë nga personat fizik, ndërsa ka paralajmëruar edhe padi për ministrin Peci.

    “Pas shpifjeve të Faton Pecit dhe në mungesë të edukatës bazike për kërkim falje  dhe vazhdimësisë së dëmit material dhe moral ndaj integritetit tonë, që ai na ka bërë duke na portretizuar si uzurpatorë, ndaj Faton Pecit kemi ushtruar padi për shpifje”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

    VENDIMI:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark