×
  • Sport
  • Sport

    Nuk u ftuan nga Reja, ja emrat që do thirren për herë të parë në Kombëtare nga Sylvinho

    Insajderi
    09 February 2023 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kapitull tjetër ka nisur në Kombëtaren shqiptare me uljen në stol të trajnerit të ri Silvinjo.

    Braziliani mund të marrë në konsideratë disa futbollistë, të cilët nuk janë preferuar nga paraardhësi i tij, Eduardo Reja.

    Trajneri italian që qëndroi prej tri vitesh e gjysmë në krye të pankinës, mes zgjedhjeve të tij, ato që mungonin ishin edhe për dy mesfushorët, Anis Mehmeti dhe Eduard Rroca, të cilët nuk u grumbulluan asnjëherë dhe kjo thjesht për një zgjedhje personale të Rejës, i cili nuk i preferonte si lojtarë dhe nuk u dërgoi asnjëherë ftesë.

    Vendim ky që mund të respektohet, pasi detyra e tij ishte dhe ai mbante përgjegjësi për këtë.

    Ndërkohë, nuk është çudi që Silvinjo, i cili ka nisur prej afro një muaji nga puna, duke ndjekur nga afër të gjithë futbollistët shqiptarë që luajnë në arenën ndërkombëtare, ka ndjekur gjithashtu edhe ndeshjet e Istanbulsporit dhe mund të ketë edhe një ftesë për Rrocën, gjithmonë nëse ai është në planet e trajnerit. Situata mund të ndryshojë edhe për Anis Mehmetin.

    Ndërsa aktivizohej në Kategorinë e Tretë angleze, ku shkëlqeu në gjysmën e parë të sezonit, mesfushori bëri një hap të rëndësishëm në karrierë, duke u transferuar te Bristol Siti, një nivel më lart në kampionat dhe gjithashtu i dërgon një mesazh edhe stafit të ri të ekipit kombëtar që ta ketë në konsideratë për në vazhdim. Të shohim se çfarë do të ndodhë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark