×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Nuk vëmë në rrezik sigurinë energjitike të vendit”, ky është vendi që nuk do të sanksionojë Rusinë

    Insajderi
    21 March 2022 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ne nuk do të mbështesim sanksionet që vënë në rrezik sigurinë energjitike të Hungarisë.” Kështu ka deklaruar ditën e sotme ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto, sipas zëdhënësit të qeverisë.

    Ministri po ashtu siguroi se nuk është e mundur të arrihet një konsensus për ndërprerjen e importeve të energjisë nga Rusia.

    “Ne kemi hyrë në një dimension të ri për sa i përket rreziqeve të luftës, kështu që tani e tutje duhet të veprojmë më vendosmërisht dhe më qartë për të mbrojtur interesat tona kombëtare: paqen dhe sigurinë në Hungari”, sqaroi ai. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark