Tyson Fury dhe Dillian Whyte do të përballen sonte mes vete, në meçin e vlefshëm për titullin e kampionit në peshat e rënda.
Më 9 tetor 2021, kampioni i peshave të rënda në WBC, Tyson Fury, mbrojti titullin pasi fitoi me nok-aut ndaj Deontay Wilderit.
Boksieri nga Manchesteri sërish do të dalë në ring për të mbrojtur titullin, teksa tani për kundërshtar do të ketë Dillian Whyte.
Meçi mes dy boksierëve nga Britania e Madhe do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Të pranishëm për ta parë këtë meç nga afër raportohet se janë rreth 94 mijë shikues.
Ky ësht një rekord i ri në Angli, pasi në një meç të boksit nuk kanë marrë pjesë me herët një numër kaq i madh i shikuesve.