Insajderi
Insajderi

Numërohen 99 për qind të votave, Turqia shkon në balotazh

Insajderi
15 May 2023 - 11:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Numërohen 99 për qind të votave, Turqia shkon në balotazh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autoriteti zgjedhor i Turqisë ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale pas numërimit të 99 për qind të votave.

Sipas rezultateve preliminare, zgjedhjet presidenciale në Turqi do të shkojnë në raundin e dytë të votimeve.

Presidenti aktual, Rexhep Tayip Erdogan kryeson me 49.42 për qind pas numërimit të 99 për qind të votave.

Pas tij, në balotazh pritet të shkojë kandidati opozitar Kemal Kiliçdaroglu, me 44.95 për qind të votave.

Më 14 maj, Turqia përveç zgjedhjeve presidenciale, mbajti edhe ato parlamentare.

Këto zgjedhje po konsiderohen si votimet më të rëndësishme në historinë moderne 100-vjeçare të shtetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark