Insajderi
Lajme

Numërohen mbi 95% e votave – LVV fiton zgjedhjet por me rënie të theksuar votash, PDK e dyta, LDK e treta

Insajderi
07 June 2026 - 21:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Numërohen mbi 95% e votave – LVV fiton zgjedhjet por me rënie të theksuar votash, PDK e dyta, LDK e treta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është shumë pranë përmbylljes së numërimit të votave të rregullta për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Sipas përditësimit zyrtar të orës 21:49, janë procesuar saktësisht 2,388 nga 2,498 vendvotime në nivel vendi, që përbën 95.60% të procesit total.

Nga të dhënat e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar zgjedhjet duke u rreshtuar e para me 43.39% (288,861 vota). Megjithatë, kjo shifër shënon një rënie të konsiderueshme prej rreth 6% krahasuar me zgjedhjet e kaluara të 28 dhjetorit 2025 (ku kishte 49.34%), si dhe një humbje të ndjeshme në numër të pastër votash, duke mbetur larg synimit apo deklaratave për të prekur 60%-shin.

Në vendin e dytë është stabilizuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.35% (142,163 vota), duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me procesin e kaluar (20.98%).

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) radhitet e treta në shkallë vendi me 17.83% (118,714 vota), por duke shënuar rritjen më të madhe nga partitë opozitare në krahasim me zgjedhjet paraprake ku kishte 13.57%.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbyll katërshen e parë me 7.12% (47,374 vota), po ashtu me ngritje nga 5.66% sa kishte në zgjedhjet e kaluara.

Nga komunitetet, Lista Serbe ka siguruar 5.42% të votave në nivel nacional (36,073 vota).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark