Kompania është presion sepse përdoruesit mund të gjenden në rrjetin social nga numri i tyre që kanë përdorur për verifikimin me dy faktorë.
Ky detaj u zbulua nga TechCrunch dhe u konfirmua nga përdorues të shumtë. Jeremy Burge, një përdorues në Twitter, tha se numrat e telefonit mund të kërkohen dhe nuk ekziston një mënyrë për ti mbajtur të fshehtë.
Dhe është e pamundur për të çaktivizuar funksionin nëse keni shtuar numrin, thjeshtë ta kufizoni atë vetëm për miqtë.
Facebook thotë se nuk është diçka e re dhe platforma dihet se përdor numrat e telefonit për reklamim që nga Shatori i kaluar.
Kompania përdor atë ID unike sepse është e lidhur me ju dhe mund ta përdorë për tju shitur reklama. Për të qenë të drejtë me Facebook, ju nuk keni pse të ofroni numrin e telefonit për të aktivizuar verifikimin me dy faktorë.
Sisteme të palëve të treta si Google Authenticator dhe Duo security mund të përdoren si nivel shtesë mbrojtjeje për verifikimin me dy faktorë.
Megjithatë nisur nga fakti se llogaritë e Facebook mund të kërkohen nga numrat e telefonit ngrit shqetësime privatësie dhe sigurie. Është e mundur që ju ta kufizoni vetëm për miqtë kur dikush kontrollonin profilin është çdo kush mund tu kërkoj bazuar në numrin e telefonit.