Insajderi
Lajme

Nushi ironizon me “lumturinë” e LDK-së me VV-në: Asnjë amendament s’ju kaloi, Përparim Rama po ankohet për bllokadë

Insajderi
26 February 2026 - 23:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nushi ironizon me “lumturinë” e LDK-së me VV-në: Asnjë amendament s’ju kaloi, Përparim Rama po ankohet për bllokadë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka reaguar pas deklaratës që shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, bëri ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jemi të lumtur që po shohim maturi politike nga VV-ja”, ishte deklarata që Lushaku-Sadriu dha në emisionin “Konfront”.

Pas kësaj, Nushi ka reaguar duke rikujtuar se kjo deklaratë e shefes së grupit të LDK-së vjen vetëm një javë pasi në Kuvend nuk kaloi asnjë amendament buxhetor i LDK-së.

Ai përmendi edhe ballafaqimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, sa i përket buxhetit.

“Ndërkohë që Përparim Rama ankohet për bllokada”, shkroi Nushi në reagimin e tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark