Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza vazhdon të ketë paraqitje të mira në garat ndërkombëtare derisa UEFA ka nisur çdo herë e më shumë t’ia besojë ndeshjet të rëndësishme.
Atij sot i është besuar ndeshja kryesore e Grupit 6, që zhvillohet ndërmjet Rumanisë U19 dhe Austrisë U19 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.
Përveç Nuzës, edhe gjyqtari tjetër nga Kosova – Granit Hyseni, do të jetë pjesë e stafit të gjyqtarëve për ndeshjen Rumani – Austri.