Gjyqtari Genc Nuza është caktuar për të drejtuar një tjetër ndeshje të rëndësishme të futbollit të të rinjve në kuadër UEFA Youth League.
Ai është deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Antwerp – Porto.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën, në orën 14:00, në kuadër të Grupit H.
Nuzës në këtë ndeshje do t’i asistojnë Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova.