×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Nvidia blen prodhuesin Izraelit të çipeve për qendrat e të dhënave

    Insajderi
    12 March 2019 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mellanox me seli në Izrael dhe SHBA, prodhon çipe dhe harduerë për serverët e qendrave të të dhënave që fuqizojnë shërbimet cloud.

    Prodhuesi Amerikan i çipeve Nvidia lajmëroi ditën e Hëne se do të blejë kompaninë Izraelite të dizajnit të çipeve Mellanox Technologies për 6.8 miliardë dollarë.

    Marrëveshja vjen pas një konkurrence të egër mes Nvidia dhe Intel për të blerë kompaninë.

    Mellanox me seli në Izrael dhe SHBA, prodhon çipe dhe harduerë për serverët e qendrave të të dhënave që fuqizojnë shërbimet cloud. Kompania kishte një vlerë tregu prej 5.9 miliardë dollarësh ditën e Premte.

    Blerja e re është një mbështetje për Nvidia e cila reduktoi pritshmëritë e të ardhurave në Janar me gjysmë milionë dollarë për shkak të kërkesës së ulët për çipet e lojërave.

    Shitje e produkteve dhe shërbimeve për qendrat e të dhënave përbëjnë 1/3 e shitjeve totale të kompanisë.

    Prodhuesi i çipeve është rritur me shpejtësi vitet e fundit nën lidershipin e Jensen Huang por hasi vështirësi pas kërkesës në rënie për çipet e lojërave dhe kartave grafike për industrinë kriptografike.

    Blerja do të finalizohet në fund të 2019-ës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark