Sot është kompletuar xhiroja e 21-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi e shfrytëzoi për mrekulli një tjetër gabim të liderit Ballkani për t’iu afruar atij në vetëm një pikë në krye të tabelës.
Ekipi nga Suhareka barazoi me Feronikelin ’74 në fundjavën e kaluar dhe humbi dje nga Drita duke i grumbulluar 44 pikë.
Kurse, llapjanët e mposhtën sot Fushë Kosovën e paraprakisht Dritën dhe Dukagjinin në javët e kaluara dhe tash i kanë 43 pikë.
Ndërkaq, Drita, e cila e mposhti pikërisht ekipin Portokalli dje, është e treta me katër pikë prapa liderit.
Më poshtë mund ta shihni tabelën e re të Superligës pas ndeshjeve që u luajtën në mesjavë.