Nxënësi 15-vjeçar me inicialet N.SH., teksa ishte duke lëvizur në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, ka hasur në një shumë parash prej 180 eurosh.
Pa humbur kohë, ai është drejtuar në stacionin policor për t’i dorëzuar të hollat e gjetura, bën të ditur policia.
Pas ndërmarrjes së veprimeve të menjëhershme verifikuese nga zyrtarët policorë, është bërë e mundur identifikimi i pronares së parave, qytetarja me inicialet F.H., nga Shtimja, njofton Policia e Kosovës.
Në prani të policisë, shuma prej 180 eurosh i është kthyer pronares, e cila ka shprehur falënderimin e saj ndaj nxënësit për gjestin e tij.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar nxënësin N.SH. për këtë veprim human dhe shembullor.