×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nxënësit myslimanë pritet të dënohen pasi refuzuan të shtrëngojnë dorën mësueses së tyre

    Insajderi
    26 May 2016 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy nxënësve në një shkollë në Zvicër, të gjinisë mashkullore, u është bërë me dije se ata duhet të shtrëngojnë duart me mësuesen e tyre, në të kundërtën prindërit e tyre duhet të paguajnë një dënim prej 5 mijë frangash zvicerane, apo 3500 funte.

    Kantoni i Bazelit ka thënë se do të bëjë këtë rregull pas një incidenti që ka ndodhur në një shkollë në Thrwill më herët gjatë këtij viti, kur dy nxënësit refuzuan të shtrëngojnë dorën mësueses së tyre duke thënë se kontakti fizik me një grua jashtë familjes është i ndaluar në fenë e tyre, shkruan The Independent.

    Në një vendim të publikuar të mërkurën, zyrtarët thanë se të gjitha shkollat janë informuar për rregullat e reja, që nënkupton që prindërit do të dënohen për raste të tilla.

    “Mësuesi ka të drejtë të kërkojë një shtrëngim dore,” thuhet në një deklaratë të departamentit të edukimit dhe sportit të këtij kantoni./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark