×
Video

Nxënësit rrezikohen nga gjarpërinjtë në gjimnazin e Klinës, drejtori kapet në rrenë – i çartet ekipes së Insajderit

Insajderi
23 May 2024 - 15:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Para disa ditësh në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë ndodhi një gjë e pazakontë.

Në një video të xhiruar nga nxënësit e një klase të asaj shkolle, u pa një gjarpër brenda objektit i cili po kalonte nga vrimat e hapura në muret e shkollës. Ekipa e Insajderit vizitoi shkollën duke kërkuar një përgjigje nga menaxhmenti i atij institucioni.

Drejtori i gjimnazit, Skender Maxharraj, u zu në gënjeshtër pasi tha që të gjitha vrimat janë mbyllur direkt pas rastit. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, e për këtë Insajderi ka sjellur edhe pamjet.

Për më shumë, ndiqni videon e plotë:

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark