Në shkollat e Kosovës sot nxënësit do të sprovojnë dijen e tyre duke dhënë përgjigje në testet me pyetje të ndryshme nga lëndë po ashtu të ndryshme
Në shkollat e Kosovës sot mbahet testi i arritshmërisë për klasët e nënta, i cili thuhet se ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të orientohen në karrierë dhe të bëjnë klasifikimin e profesioneve në bazë të numrit të pikëve që ata marrin
Nxënësit do të sprovojnë dijen e tyre duke dhënë përgjigje në testet me pyetje të ndryshme nga lëndë po ashtu të ndryshme
Nga ky test, nxënësit rangohen në bazë të pikëve që fitojnë, ndërsa nuk përsërit asnjëri, por vetëm në bazë të rangimit fitojnë mundësi për t’u orientuar në shkollimin e mëtejshëm.
Testi i arritshmërisë fillon në ora 10:00 dhe mbaron në orën 13:00, ndërsa do të kontrollohet nga komisionet që i ka formuar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, bashkë me drejtoritë komunale për arsim, njofton televizioni public.
Është paralajmëruar se me rastin e mbajtjes së testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, zëvendësministrja Anila Statovci-Demaj do të vizitojë nxënësit gjatë testimit në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.