×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nxirret në sipërfaqe vetura me targa të Kosovës, konfirmohen se brenda janë dy trupa

    Insajderi
    18 June 2023 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetura e nxjerrë nga ujërat e lumit Lepenc është BMW me targa të Kosovës.

    Siç informon Klan Maqedonia brenda automjetit duken dy trupa njerëzish.

    “Nga këtu shoh dy trupa njerëzish. Trupin e tretë do e shohim kur të afrohet vetura dhe të fillojë punën prokuroria”, tha njëri nga gazetarët e mediumit në edicionin e lajmeve.

    Sipas tij, bëhet fjalë për veturën e familjes Pacolli nga Kosova, ndërsa shtoi se trupat, sipas gjitha gjasave, janë të pajetë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark