×
  • Lajme
  • Lajme

    “O majmun”- Ilir Mirena publikon videon e Kurtit duke e ofenduar policin kosovar

    Insajderi
    28 May 2023 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Ku është kërcënimi? Pse… Çfarë dreqin ju solli këtu?”, ishin këto pyetje të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon drejtuar policëve të Kosovës sot në veri të Mitrovicës.

    Ndaj saj reaguan deputetë të pozitës duke i cilësuar si pyetje skandaloze.

    Ndërkohë, analisti Ilir Mirena ka ironizuar me një postim në Facebook, teksa ka publikuar një video të Albin Kurtit opozitar duke e ofenduar një polic të Kosovës.

    “O majmun. Në Mitrovicë në urë të Ibrit t’i kanë poshtru kolegët e tu e zëri nuk t’i ka ni. Ik tash, ik”, dëgjohet teksa thotë Kurti. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark