×
  • Lajme
  • Insajderi

    “O majmun… s’tu ka ni zani”, videoja që Kurti nuk do të donte të ripostohej në 23 vjetorin e Policisë

    Insajderi
    06 September 2022 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në rastin e 23 vjetorit të formimit të Policisë së Kosovës ka shprehur lavdata të mëdha për institucion.

    Kështu, kreu i ekzekutivit kosovar gjatë fjalimit të tij ka thënë se formimi i Policisë përkon me çlirimin.

    “Viti i themelimit përkon me çlirimin e vendit tonë. Qindra ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1999 pas uniformës fitimtare ushtarake vazhduan me misionin e zyrtarit policor në shërbim të Kosovës. Angazhimi i policisë s’pushoj asnjëherë që prej atëherë”.

    “Nga ministri i parë i Brendshëm në Kosovën e çliruar, Rexhep Selimi e deri te ministri ynë aktual. Zyrtari policor përveç përgjegjësisë që mban mbi supe, çdo ditë të jetës së tij në detyrë dhe jashtë saj e ka peshën e misionit më fisnik që ndokush mund ta ketë, sigurinë e vendit dhe të jetës së qytetarëve. Liria dhe siguria janë qenësore dhe ju duhet të jeni garanci për to. Liria është e qytetarit dhe siguria është për qytetarin”, ka thënë Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ky i fundit shumë vjet më parë, ndryshe sillej me Policinë, me të cilën tash krenohet.

    Në njërën nga protestat e Lëvizjes Vetëvendosje, lideri i dikurshëm i opozitës, që tash drejton vendin, njërin nga policët që kujdes për sigurinë, e quante “majmun”.

    Madje, Kurti sikurse një huligan e ndiqte pas policinë, derisa ai po bënte punën e tij.

     “O ti majmun, o majmun… në Mitrovicë në urë të Ibrit t’i kanë poshtru, t’i kanë poshtru kolegët e tu në Dumincë, s’tu ka ni zani, s’tu ka ni. Ik tash”, i thoshte simboli i dikurshëm i protestave, policit të cilin sot bashkë me kolegët e tij i lëvdonte, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark