Insajderi
Biznes

OAK –deputetëve: Votojeni projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, 100 mijë punëtorë rrezikojnë të mbesin pa punë

Insajderi
25 September 2020 - 08:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
OAK –deputetëve: Votojeni projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, 100 mijë punëtorë rrezikojnë të mbesin pa punë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga deputetët e parlamentit të Kosovës që të shqyrtojnë kërkesat e binzeseve dhe punëtorëve, dhe ta votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, me qëllim të ofrimit të përkrahjes për bizneset që kanë pësuar dëme të mëdha si pasojë e pandemisë në mënyrë që të mund të ndalet largimi i punëtorëve nga puna si rezultat i rënies së qarkullimit apo mbylljes së bizneseve nga ana e qeverisë.

“Për rikujtim, të gjithë punëtorët e sektorit privat që mbesin pa punë, mbesin në mëshirën e rrugëve sepse qeveria nuk e mbështet asnjë punëtorë që ka punuar me vite dhe mbetët i pa punë. OAK shprehet tejet e shqetësuar për mosshyqrtimin e kërkesave të biznesit dhe mosvotimin ende të këtij Projektligji dhe kërkojmë përsëri nga deputetet që të veprojnë më shpejtë në kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike i cili është mëse i nevojshëm dhe kjo shtyerje do të rrezikojë në humbjet e mëdha financiare dhe humbjet e vendeve të punës”, thuhet në njoftimin për media.

OAK thekson se në rast se nuk merren parasysh kërkesat e parashtruara të bizneseve në këtë projektligj, atëherë bizneset e Kosovës do të kenë të pamundur të funksionojnë, gjë e cila do të rezultoj me mbylljen e tyre e largimin e së paku 50.000 deri në 100.000 punëtorëve.

“Oda e Afarizmit të Kosovës bën thirrje deputetëve të reagojnë më shpejtë, dhe të mos i neglizhojnë kërkesat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat sepse kemi mbetur shteti i fundit për krijimin e një alternative për mbrojtjen e ekonomisë pas pandemisë”, thuhet më tej në njoftim./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark