Presidenti amerikan, Barack Obama, muajin e ardhshëm do të udhëtoj për në Arabinë Saudite, Britani dhe Gjermani, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, duke theksuar se ai më 21 prill niset për në Arabinë Saudite, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjrit.
Gjatë këtij samiti, pritet të diskutohet për përpjekjet kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, dhe për çështje të tjera të sigurisë në Lindjen e Mesme.
Në Britani, presidenti amerikan do të ketë drekë me Mbretëreshen Elizabeta e Dytë dhe do të takohet me kryeministrin, David Cameron.
Presidenti, Barack Obama, e ka inkurajuar Britaninë që të mbetet në Bashkimin
Evropian. Për këtë çështje në Britani mbahet referendumi më 23 qershor.
Në Gjermani, zoti Obnama do të takohet me kancelaren, Angela Merkel, dhe do ta vizitoj një panair në qytetin Hanover.