×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Obama kërkon më tepër aksione në sigurinë atomike

    Insajderi
    02 April 2016 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë thirrje zoti Obama e ka bërë mbrëmë vonë në Uashington, në mbyllje të Samitit për Sigurinë Atomike, që zgjati dy ditë.

    Obama ishte mikpritës i më se 50 liderëve botërorë në këtë samit, të katërtin me radhë, që e ka organizuar ai.

    Në samitin e Uashingtonit, fokusi ishte në përpjekjet për sigurimin e materialeve atomike ndaj terrorizmit bërthamor, për të cilin Obama tha se është “njëri prej kërcënimeve më të mëdha në sigurinë globale” në shekullin 21.

    Obama tha se asnjë grup nuk ka arritur të siguroj materiale për bomba, por al-Kaida për një kohë të gjatë, e kishte synuar këtë gjë, dhe i ka cituar aksionet nga militantët e Shteti Islamik, që kishin dorë në sulmet aktuale në Paris dhe Bruksel.

    Në mesin e liderëve që nuk morën pjesë në këtë samit ishte presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pasi raportet e Moskës me perëndimin janë përkeqësuar, pos tjerash, edhe për shkak të aksioneve të Rusisë në Ukrainë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark