Obama: Shteti Islamik nuk përbën kërcënim për SHBA-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Obama: Shteti Islamik nuk përbën kërcënim për SHBA-në

    Insajderi
    23 March 2016 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se grupi i Shtetit Islamik nuk përbën rrezik ekzistencial për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ai thotë se grupe të tilla nuk mund ta shkatërrojnë ose mposhtin Amerikën dhe se ato nuk prodhojnë asgjë.

    Obama tha se organizata terroriste përbëhet nga vrasës mizorë, të cilët e kanë prishur një prej religjioneve më të mira në botë.

    Ai tha se qëllim parësor i grupit të Shtetit Islamik është që të përhapë frikë dhe t’i përçajë shoqëritë e civilizuara.

    Sipas tij, është shumë e rëndësishme që shoqëritë të mos përgjigjen me frikë.

    Obama i dha këto komente gjatë një konference për medie me presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri, një ditë pasi Shteti Islamik mori përsipër sulmet në Bruksel, që lanë të vrarë mbi 30 persona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark