×
Show

Obeziteti, qumështi dhe djathi nuk iu shëndoshin

Insajderi
04 November 2016 - 18:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas shkencëtarëve, për çdo 200 gram qumësht të konsumuar në ditë (rreth një gotë), rreziku i obezitetit ulet me 16% te fëmijët dhe të rriturit.

Ekspertët kanë analizuar të dhënat e mbi 30 studimeve të publikuara edhe më parë mbi konsumin e qumështit dhe derivateve të tij dhe rrezikun e obezitetit. Shqyrtimi i të dhënave tregoi se në kundërshtim me atë që është thënë më shpesh në të shkuarën, djathërat nuk e rrisin rrezikun e obezitetit. Sipas autorëve, bëhet fjalë për një rezultat domethënës që mund të ketë një impakt të vërtetë mbi frontin e shëndetit publik.

Kalciumi ju bën të humbni në peshë – Studimet e mëparshme, kanë treguar se doza të mjaftueshme të kalciumit, kanë lidhje me humbjen e peshës trupore. Në një studim të bërë në Brazil, për shembull është vërejtur që sasia e kalciumit që merret me ushqimin, ishte në përgjithësi shumë më e ulët se sa dozat e rekomanduara. Jo vetëm: kush konsumon pak ushqime të pasura me kalcium, është shpesh obez ose mbipeshë.

Yndyrna “të larguara” –  Sipas komunitetit të shkencëtarëve, shpjegimet e lidhjes mes nivelit të kalciumit dhe peshës së trupit, mund të jenë kryesisht dy. Një pjesë e lartë e këtij elementi, mund të inkurajojë përdorimin e yndyrnave me qëllim energjetik, që një konsum i përshtatshëm i kalciumit, do të pengonte absorbimin e acideve yndyrore në zorrë, e cila në këtë mënyrë do të ishte larguar nga trupi në sasi të mëdha.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark