×
Show

Obeziteti, sfida e re e planetit

Insajderi
15 June 2016 - 08:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kjo do të thotë se një në tre njerëz në botë vuan nga një formë kequshqyerje. Studimi u krye në 129 vende dhe sipas tij të qenit i kequshqyer është normalja e re në planet.

Tradicionalisht, kequshqyerja lidhet me fëmijë që vdesin urie, nuk rriten normalisht dhe infektohen lehtësisht.

Raporti thotë se në këtë kuadër ka ende probleme të mëdha, por është shënuar progres shpresëdhënës. Ndërkohë, hartuesit e raportit theksojnë sfidën kolosale globale që paraqet obeziteti në rritje. Kjo rritje po ndodh në çdo zonë të botës dhe në çdo vend.

Raporti shkruan se qindra miliona njerëz janë të kequshqyer sepse janë mbipeshë dhe kanë sasi të tepruara sheqeri, kripe apo kolesteroli në gjak.

Shkencëtarët pas raportit thanë se kequshqyerja nuk paraqitet detyrimisht nga njerëzit e dobët që s’kanë çtë hanë, por edhe nga ata që janë mbipeshë dhe ky fenomen është i frikshëm. Shkencëtar thonë se shumë vende kanë shënuar progres në luftën kundër urisë, ndërsa nuk po bëhet asgjë kundër obezitetit dhe sëmundjeve që e pasojnë si diabeti apo ato të zemrës.

Analistët thonë se ndërsa lufta ndaj urisë është e vështirë, ka shanse shumë të mira për tu fituar duke ushqyer njerëzit. Ndërsa ajo kundër obezitetit është detyrimisht sfidë më kolosale, pasi mund të fitohet vetëm përmes ndërgjegjësimit, duke qenë se njerëzve s’mund ti heqësh ushqimin nga tryeza. / Top Channel

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark