Kriza e mbipeshës shkaktohet më shumë nga të pasurit shumë ushqime të shpejta dhe jo nga mungesa e vetë-kontrollit, ka argumentuar një ekspert shëndetësor.
Faktorët e mjedisit, si dhe ndikimi i gjeneve të një individi e bënë të vështirë për disa njerëz që të mbajnë një peshë trupore të shëndetshme si të tjerët, sipas Susan Jebb, profesor i dietës dhe shëndetit në Universitetin e Oksfordit, shkruan The Independent.
Një raport i kohëve të fundit nga Programi i Ushqimit Botëror të OKB-së, i cili tregoi se një e pesta e popullsisë së botës do të jenë në mbipeshë deri në vitin 2025 ka bërë presion të mëtejshëm mbi qeveritë dhe prodhuesit nga e gjithë bota që të ndalojnë në një masë ushqimet kalorike.
Midis vitit 1975 dhe 2014, numri i njerëzve të klasifikuar si të trashë u rrit nga 105 milion në 641 milion, thotë hulumtimi nga ‘Kolegji Imperial’ në Londër. /Insajderi.com