Autoritetet suedeze kanë paralajmëruar për një rrezik të shtuar të sabotazhit rus, veçanërisht të objekteve të armëve, pasi industria e mbrojtjes paralajmëroi se ishte në shënjestër.
Kompanitë e sigurisë në Suedi raportuan një rritje të përpjekjeve për sabotim, duke përfshirë përdorimin e dronëve mbi objektet e kompanive të mbrojtjes, spiunazh, sulme kibernetike dhe dezinformata.
Evropa është përballur me një seri incidentesh në muajt e fundit ku dyshohet se është përfshirë Rusia.
Shoqata suedeze e industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes (SOFF), e cila përfaqëson 250 kompani, tha se kanë ndërmarrë “operacione më agresive të inteligjencës për të mbledhur informacione të mëtejshme.