Objekti milionësh në Prizren| Apeli nuk e liron Rifat Kalimashin, të dyshuarin për mashtrim, e kthen lëndën në rigjykim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Objekti milionësh në Prizren| Apeli nuk e liron Rifat Kalimashin, të dyshuarin për mashtrim, e kthen lëndën në rigjykim

    Insajderi
    05 March 2024 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim lëndën ndaj biznesmenit nga Prizreni, Rifat Kalimashi dhe Bekim Hyseni të cilët janë akuzuar me veprën penale “Mashtrim” lidhur me objektin milionësh në Prizren të cilët ishin akuzuar nga i dënetuari Mehmet Morina për vënie në kurth dhe mashtrim, shkruan Gazeta Insajderi.

    Pas publikimit të hulumtimit nga Gazeta Insajderi dhe intervistës ekskluzive të biznesmenit Mehmet Morina muaj me parë në të cilën Morina rrëfen se si Kalimashi e ka detyruar që të paguaj fajde ose t’ia marr një objekt që kap vlerën mbi 2 milionë euro, gjykata ka vendosur të mos e liroi nga akuza për mashtrim, Rifat Kalimashin dhe të kthejë lënën në rigjykim në shkallën e parë.

    Në vendimin që ka siguruar Insajderi thuhet se është aprovuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Gjakovë kundër aktgjykimit të Gjykatës së Prizrenit të datës 09.12.2022.

    Me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren dhe lënda I kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim”, thuhet në aktvendim.

    Insajderi kishte raportua disa herë lidhur me këtë rast duke sjell intervista ekskluzive të dy palëve të përfshira lidhur me një objekt afarist që ka vlerë mbi 2 milionë e 36 mijë euro. Për këtë objekt kishte pretendime se po bëhen pazare kundërligjshëm.

    Raportimet e Insajderit lidhur me rastin:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark