Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Dr. Ekrem Hyseni, ka takuar qytetarët e Obrançës, të cilëve u shpalosi pjesë nga programi qeverisës për këtë zonë.
Me këtë rast, Hyseni theksoi se puna, angazhimi dhe vendimet e tij do të jenë në harmoni me nevojat dhe kërkesat e tyre, në çdo kohë e rrethanë.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ish-ministri Zemaj, i cili tha se Ekrem Hyseni është njeri i mirë, profesionist i dëshmuar, humanist dhe patriot i madh.
“Podujeva e udhëhequr nga Dr. Ekrem Hyseni, do të jetë shembulli më i mirë për Llapin e zhvilluar për të gjithë e pa dallim”, tha Zemaj.