Insajderi
Botë

OBSH thërret takim urgjent, shkak lija e majmunëve

Insajderi
21 May 2022 - 08:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
OBSH thërret takim urgjent, shkak lija e majmunëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tjetër sëmundje po përhapet me shpejtësi në mbarë botën.

Rreth 80 raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në 11 vende, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke paralajmëruar se ka të ngjarë të raportohen më shumë raste.

OBSH njofton se 50 raste të tjera të dyshuara janë duke u hetuar, pa përmendur asnjë shtet. Më herët, infeksionet u konfirmuan në Itali, Suedi, Spanjë, Portugali, SHBA, Kanada dhe Britani, ku u raportua rasti i parë evropian.

Lija e majmunëve është më e zakonshme në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Është një infeksion i rrallë viral, i cili zakonisht është i butë dhe nga i cili shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar .

Virusi nuk përhapet lehtë midis njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë thuhet të jetë shumë i ulët. Nuk ka një vaksinë specifike për linë e majmunit, por një vaksinë kundër lisë ofron 85% mbrojtje pasi të dy viruset janë mjaft të ngjashëm.

Kujtojmë se kjo sëmundje ishte zhdukur prej vitesh dhe ekspertët janë të çuditur për origjinën e saj


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark