Janë zbuluar plane për një qytet lundrues ekologjik që mund të përballojë dëmtime nga tsunami dhe uragane.
Ideja e qyteteve lundruese u diskutua në një tryezë të rrumbullakët të OKB-së në Nju Jork këtë javë.
“Qyteti lundrues është një mjet për të siguruar qëndrueshmërinë klimatike, pasi ndërtesat mund të rriten së bashku me detin”, tha Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Amina Mohammed.
.Është zhvilluar nga arkitekti Bjarke Ingels dhe Oceanix, një kompani që specializon në ndërtimin e strukturave lundruese.
Çdo qytet do të përbëhej nga disa platforma gjashtëkëndore që strehonin 10,000 banorë.