Insajderi
Biznes

Oda e Afarizmit kërkon zgjidhje për lëvizjet e të punësuarve

Insajderi
13 April 2020 - 17:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Oda e Afarizmit pas vendosjes së disa komunave të Kosovës në karantinë ka pranuar shqetësime nga bizneset për pamundësi të kryerjes së punëve të përditshme në shërbim të qytetarëve.

Pas vendosjes në karantinë të këtyre vendeve një numër i bizneseve kanë shprehur shqetësim që nuk po i’u lejohet hyrja në vendet e vendosura në karantinë me veturat personale por iu kërkohet që të lëvizin me veturat e biznesit.

“Meqenëse disa biznese nuk posedojnë numër të madh të veturave të tilla, atyre nuk po iu lejohet hyrja në vendet e karantinuara që të procedojnë me punët e tyre me makina private”, thuhet në njoftimin e OAK-ut.

Oda kërkon që të gjendet një mënyrë që të lejohen këta punëtor që të shkojnë në punë me një dëshmi në letër që janë punëtorë të po atij biznesi të cilit i lejohet veprimtaria, dhe të mos obligohen të kalojnë vetëm me veturat e kompanisë së tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark